×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk munda t’i them lamtumirë se edhe vetë po luftoja me këtë dreq virusi” – Shkurte Fejza me shkrim emocional për vdekjen e Cimës

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 15:25

    Këngëtarja Shkurte Fejza e cila po ashtu ka qenë duke u përballur me koronavirusin, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Rasim Thaçi-Cima.


    Këngëtarja e zhanrit popullor thekson se nuk i dha lamtumirën legjendës së humorit pasi ndodhej në një gjendje të tillë me virusin vdekjeprurës.

    Fejza po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjes duke theksuar se do kujtohet gjithmonë edhe nga miqtë e tij.

    “Ishte i dhimshëm lajmi për ikjen e Cimës në amshim. Cima ky artist i madh me shpirt e zemër të bardhë. Njeriu ma i mirë që kam njohur nga artistët shqiptarë dhe nuk mujta as lamtumirë me i thanë sepse vet luftoja me këtë dreq virusi. Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë por fati i tij ishte se ai ishte artist i madh i vendit të vogël dhe pa shtet e pa përkrahje që nuk i siguroi asgjë dhe as një vakcinë nuk ja siguroj me kohë e cila do ta mbronte dhe do ta kishim edhe sot këtë artist me përmasa të jashtëzakonshme interpretuese”, ka shkruar Fejza.

    Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima vdiq në moshën 71 vjeçare.

    Ai vdiq si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!