×
  • Show Time
  • Show Time

    Partnerja shpreh publikisht dëshirën për një bebe, Shpat Kasapi i përgjigjet shkurt

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 12:00

    Që kur këngëtari Shpat Kasapi bëri publike lidhjen e tij me partneren, Selvije Jao, u kthyen ne një çift mjaftë të komentuar.


    Selvija është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit foto apo video ku shfaqet së bashku me Shpatin.

    E teksa lidhja e tyre tashmë është konsoliduar, duket se ata janë gati të bëhen edhe prindër. Së fundmi Selvija i ka bërë Shpatit publikisht 3 kërkesa, mes tyre që të kenë edhe një bebush.

    “1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, ka shkruar Selvija përkrah një videoje të postuar në rrjetin social “Instagram”.

    E këngëtari i ktheu menjëherë përgjigje, duke i thënë: “U kry”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!