Pas 17 vitesh bashkë, martohen Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Ndonëse ka vite që janë bashkë, e madje kanë dhe një vajzë, Rezarta dhe Ermali tanimë janë zyrtarisht të martuar.

Çifti ka zgjedhur që të bëjë një festë tejet private vetëm me rrethin e ngushtë familjarë dhe shoqërorë për të ndarë këtë moment të rëndësishëm nga jeta e tyre, shkruan Reporteri.net.

Këtë ceremoni Rezarta dhe Ermali kanë zgjedhur ta mbajnë buzë detit, e nga pamjet që ajo ka publikuar gjithçka po dukej mjaft romantike.

Krahas kësaj, këngëtarja gjithashtu ka publikuar edhe unazën e martesës e cila duket mjaftë e veçantë.

“Një dashuri, nga dashuria ime”, ka shkruar Shkurta në këtë postim.

/Reporteri.net/