×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas akuzave për tradhti, dy yjet shfaqen për herë të parë në publik

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 23:04

    Kylie Jenner dhe Travis Scott, bashkë me vajzën e tyre Stormi, janë parë të enjten të hanin darkë në një restorant afër zonës së Hollywood. Duhet theksuar se kjo është dalja e parë e tyre bashkë që pas lajmit të tradhtisë.

    Kujtojmë se ka qenë 21-vjeçarja Kylie ajo që akuzuar 27-vjeçarin Scott për tradhti.

    Thuhet se Kylie e ka vuajtur shumë pjesën e mesazheve të dyshimta në telefonin e të dashurit të saj, ndërsa burime pranë tyre konfirmojnë se çifti po kalon një krizë, por nuk janë ndarë.

    Siç shihet dhe nga pamjet Jenner ishte veshur me të bardha dhe dukej mjaft në formë. Ndërkohë pak para se të futeshin në restorant Scott është fotografuar duke mbajtur Stormin në krahë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!