×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas udhëtimit në SHBA, këngëtarja shqiptare izolohet në banesë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 20:10

    Aurela Gaçe ka marrë pjesë në një koncert mbrëmjen e djeshme në SHBA dhe është detyruar të vetëkarantinohet bashkë me grupin.


    Ajo do të qëndrojë larg familjes për 14 ditë dhe do t’i nënshtrohet të gjitha procedurave higjenike.

    Këngëtarja ka postuar një foto bashkë me grupin e punës të veshur me maska.

    “Grupi po kthehet, jemi akoma me shumë, por s’janë në foto. Ne jemi në USA e fatkeqësisht na duhet të udhetojmë në këto momente ,mbasi shtymë tour-in e koncerteve për një kohë më të mirë për të gjithë, transmeton shqiptarja.com.

    Ne, jemi prindër fëmijësh e kemi prindërit tanë që na presin. Por, për të mirën tonë e të familjeve tona, secili nga ne do të vete izolohet brenda për 14 ditë, larg familjarëve tanë.

    Sigurisht do ti nenshtrohemi gjithë kontrrolleve të mundshme nga shteti.

    Kjo bëhet sepse ne duam femijët e prindërit tanë, sigurisht edhe veten. Do t’ia dalim”, ka shkruar Aurela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!