×
  • Show Time
  • Show Time

    Policia në kërkim të Fjolla Morinës

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 12:57

    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës.


    Ajo akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa më parë është arrestuar pasi u kap në pikën doganore të Morinës me armë zjarri.

    Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u kap më 19 shtator pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë por që rezultoi të ishte çakmak.

    Morina udhëtonte me makinën e saj, ndërsa së bashku me të u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla i cili thuhet që është i dashuri i saj dhe shoferi Fitim Muji.

    Morina mbajti përgjegjësi për çfarë kishte në makinë, duke thënë se dy djemtë nuk e dinin për armët.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie“Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.
    Po punohet për kapjen e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!