Tanimë banorët e Big Brother VIP kanë personazhet më të komentuar të momentit.
Çdo lëvizje, sado e vogël brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kthehet temë diskutimi edhe në rrjete sociale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, së fundmi një video e balerinit shqiptar, Ilir Shaqiri dhe aktores nga Tropoja, Arjola Demiri, është bërë virale në internet.
Gjatë spektaklit të së martes, në një moment, derisa po ndodheshin në dhomën e grimit, kamerat kanë kapur Ilirin teksa e godet Arjolën në të pasme.
Kjo video ka marrë komente negative nga ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si aspak të drejtë këtë gjest të balerinit kundrejt aktores./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.