×
  • Show Time
  • Show Time

    Puthja treshe e Rita Ora-s çmendi internetin: Çfarë po ndodh?

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 10:11

    Ndoshta s’e keni vënë re, por emri i Rita Ora-s është më e lexuari dhe i përdoruri momentalisht në Twitter, por pse?


    Për shkak të një puthjeje jo dhe aq të zakonshme mes Ritës, Taika Waititi që mendohet se është i dashuri i saj dhe Tessa Thompson. Teksa po relaksoheshin në ballkon, ata u fotografuan në momentin e duhur: gjatë puthjes në grup!

    Treshja dukej që shijonte momentin teksa vazhdonte të pinte, mëngjesin pas një feste që thuhet se u organizua në shtëpinë që Taika dhe Rita kanë në Sydney.

    Në foton e shkrepur nga paparacët, Rita, që qëndronte në krah të Waititi-it, shihte tek bashkon buzët me të dhe Thompson.

    Kaq u desh dhe Twitter-i shfrenoi imagjinatën përmes meme-ve!

    Përtej konfuzitetit që puthja treshe shkaktoi në internet, ka nga ata që aludojnë se Rita dhe Taika mund të jenë në një marrëdhënie të hapur. Fotot e tyre teksa puthin Tessa-n, e lënë diskutimin të hapur!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!