×
  • Show Time
  • Show Time

    Redona Koçi në lidhje 6-vjeçare, tregon disa skena xhelozie

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 10:37

    Modelja Redona Koçi, e cila njihet nga publiku si ‘juristja seksi’, pranoi të flas për herë të parë për jetën private.


    E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, transmetuar mbremjen e djeshme në RTV Ora, përballë moderatores dhe autores, Ester Bylyku, Redona pranoi se prej 6 vitesh është në një lidhje, me një djalë veriori që është tepër xheloz.

    Ester Bylyku: Ti flet shumë për profesionin por jo për jetën private. Tani a je në një lidhje apo jo?

    Redona Koçi: Po, jam në një lidhje, kam gjashtë vite. Dhe jam shumë e lumtur.

    Ester Bylyku: Është thjeshtë lidhje apo jeni të fejuar?

    Redona Koçi: Jo thjesht jemi bashkë dhe jemi të dashuruar. Dikur kemi bashkëjetuar, tani jo më, sepse prindërit e mi u kthyen nga jashtë.

    Redona rrëfen dy histori të shkurtra, me skenat e tyre të xhelozisë.

    Redona Koçi: “Një nga skenat e xhelozisë, ishte kur nga dhoma ime fluturuan nga ballkoni të gjithë gjërat që kisha blerë, bizhu, veshje. Mu dhimb shpirti”

    Si u zgjidh?

    Redona Koçi: Pastaj e mendoi që do duhej të bënte një shoping tjetër të fuqishëm dhe e shleu gabimin (qesh)

    Një episod tjetër xhelozie, e disi qesharak ndodhi në një club nate, kur një djalë i panjohur i bëri një pyetje të thjeshtë Redonës.

    Për më tepër, ndiqni videon mëposhtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!