×
  • Show Time
  • Show Time

    Rikthehet grupi i famshëm i rokut ‘403’

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 0:11

    Grupi ikonik i rokut kosovar të viteve 80 pritet të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore shqiptare.


    Kështu ka bërë të ditur vokalisti i grupit 403 Hektor Gjurgjiali në emisionin “Leksikoni” në Radio Dukagjini.

    Gjurgjiali ka thënë se Grupi 403 do të rikthehet me 4 këngë të reja, 2 prej të cilave veçse janë punuar tashmë.

    “Janë dy këngë që i kemi punuar tash e dy vjet po nuk i kemi lëshuar akoma. Jemi duke i përgatit edhe 2 tjera që besoj se do të përfundojnë shpejtë. Besoj brenda 2 muajsh grupi 403 do të vijë me katër këngë të reja”, ka thënë Gjurgjiali.

    Njëra nga këngët do të titullohet “As vet se di” e cila do të jetë këngë ritmike theksoi vokalisti i grupit.

    Gjurgjiali tha se rikthimi do të sjellë pjesën e dytë të këngës së famshme “Përralla”.

    “Kënga e dytë që është e përfundume është “Përralla e fundit”. “Përralla “ u pëlqye shumë por disi nuk ishte e kompletuar, nuk u tha gjithçka në atë këngë, prandaj do e sjellim edhe një version të dytë që të kompletohet” tha mes tjerash Gjurgjiali për “Leksikoni”.

    Kujtojmë se Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në te, i cili për herë të parë është publikuar në vitin 2002.

    Grupi 403 në vitet 1984, 85 dhe 86 ishte grupi i vitit në Kosovë.

    Këngët e Grupit 403, si ajo Indexi, Boemi, Paraja, etj, jo vetëm që asokohe ishin hite por edhe sot degjohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!