×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora po përgaditë këngë me reperin që dikur bashkëpunoi me Dua Lipën

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 17:26

    Rita Ora është raportuar se po bashkëpunon me Sean Paul.


    Mediet kanë raportuar se ylli i muzikës pop ka regjistruar fshehurazi dy këngë me reperin.

    Njëra prej këngëve titullohet “Call On Me” që do publikohet këtë vit.

    Duke folur për “Daily Star Online” në prapaskenat e “Radio 1’s Big Weekend”, Sean Paul ka thënë: “Po punoj me Rita Orën për disa këngë. Po vendosim cilën ta publikojmë. Janë dy këngë. Mua më pëlqen njëra më shumë. Tingëllon Sean Paul”.

    Ai ka zbuluar edhe disa detaje të këtyre këngëve. “Do mundohemi ta publikojmë së shpejti. Titullohet ‘Call On Me’. Flet për momentin kur ti i telefonon familjes apo miqve tuaj dhe ata janë aty për ty”, ka thënë Pauli

    Mbrëmjen e së premtes Rita ka befasuar të gjithë pasi solli në skenë Sean Paul gjatë debutimit të saj në “O2 Arena” në Londër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!