×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Orës i shtyhet arritja në Kosovë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:18

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sonte vjen në një mision bamirësie në vendlindjen e saj.


    Në fillim u raportua se do të arrijë pak para orës 7 të mbrëmjes,  por për shkak të vonesave Rita do të arrijë rreth orës 7:30, ndërsa tani sapo ka filluar fluturimin nga Stambolli, raporton Express.

    Rita po vjen në Kosovë si e dërguar e UNICEF për të ndihmuar gratë viktima të dhunës.

    Ajo do të qëndrojë për tri ditë rresht, në të cilat do të ketë takime të ndryshme me institucione dhe gratë e dhunuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!