Robert Berisha flet për të dashurën e re: Është e gjatë, ulet pak dhe e puth unë

Këngëtari Robert Berisha bëri publike lidhjen e tij të re.

Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh.

I ftuar së fundmi në “Why not”, Roberti nuk ngurroi të fliste për bukuroshen duke treguar se ajo është e gjatë dhe kur vesh taka ia kalon atij.

“Jemi njësoj me gjatësi, por me taka ma kalon içik. Ama ajo nuk përton, ulet pak dhe e puth unë”, tha këngëtari i njohur.

Ndërsa Roza Lati tregoi se Roberti kishte ardhur i shoqëruar nga e dashura duke e komplimentuar vajzën me fjalët: “Ke një vajzë kaq simpatike, kaq engjëll”.

Prej vitesh Robert Berisha ka qenë i lidhur me Nora Istrefin me te cilën ka edhe një vajzë.