×
  • Show Time
  • Show Time

    Ronela Hajati konfirmon ndajren nga reperi Young Zerka

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:58

    Ronela Hajati ka folur për statusin e saj.


    Për një kohë të gjatë është folur për lidhjen e Ronal Hajatit dhe Young Zerkës, megjithëse asnjherë nuk është konfirmuar nga asnjëri nga ta.

    Por, burime pranë çiftit kanë treguar se ata janë në një lidhje, madje edhe kanë jetuar bashkë dhe gjërat kanë filluar të bëheshin serioze.

    Megjithatë, kohët e fundit është kuptuar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, sërish, pa e konfirmuar asnjëri direkt.

    Zerka ka folur në disa intervista se ai është ‘single’ e këtë herë është vetë Ronela ajo e cila ka treguar se edhe ajo është ‘single’.

    ‘Jo nuk jam në lidhje, jam single”, është përgjigjur këngëtarja, e ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës.

    E gjithashtu sipas burimeve, është kuptuar se ndarja ka ndodhur për shkak se Young Zerka nuk ka qenë gati të bëjë lidhjen publike ndërsa Ronela është lodhur nga pritja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!