×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipja nxjerr audio-incizimet, Andi: Rregulloje situatën se burri yt është ai që po përgojojnë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 9:51

    “Me Shqipen ka qenë më tepër për të provuar veten, për të parë reagimin e Teas se jo që kishte ndonjë gjë”.


    Kjo ishte deklarata e nënës së Andit në “Përputhen” javë më parë.

    E kjo ka bërë që Shqipja të reagojë përmes një varg postimesh në rrjete sociale duke sjellë provat e saj, audio-inçizime të Andit.

    “Kush më ka njohur për aq pak sa më ka parë e di që unë familjen e kam të shenjtë dhe nuk dua që asnjë familje të cënohet. Gjëja që më ka prekur më shumë është se si një prind cënon publikisht fëmijën e një prindi tjetër aq më pak kur është vajzë. Edhe sikur djali i saj të ishte tallur me ndjenjat e një vajze absolutisht prindi i tij duhet të ishte kundër këtij gjesti të ulët

    Dhe ta dini mirë që askush nuk është tallur me mua në realitet por kjo është ajo që shihni ju. ANdi si një i pafytyrë që është dhe nuk kam njohur kurrë një djalë me karakter kaq të dobët shfrytëzoi emrin dhe sinqeritetin tim për të ngritur famën e tij se unë asgjë nuk do bëja publike. Ishte e kaluar dhe Andin e kisha falur.

    Pëlqimet ishin por më vonë u shuajtën dhe askush nga ne të dy nuk u tall me njëri-tjetirn për të bërë xheloz persona të tjerë. As unë nuk kisha gjë me ty dhe as ti me mua në momentin që mbylla kontaktet me ty” – shprehet mes tjerash Shqipja.

    Në audio-inçizim dëgjohet Andi duke i thënë Shqipes se “doli në krah të Teas për të dalë mirë ajo”.

    Biseda i referohet situatës kur Tea lëshoi studion e ndjerë “e ofenduar nga gjuha e Shqipes”.

    Në fund të bisedës, Andi thotë se Shqipja duhet të bëjë diçka për ta rregulluar situatën dhe familjarëve të saj t’ua tregojë gjërat ashtu siç janë, pasi që siç thotë ai për veten e tij ‘burri jot është ai që po përgojohet’.

    Kjo e fundit e ka mbyllur serinë e postimeve me paralajmërimin se ka prova të tjera, ashtu siç pati deklaruar javë më parë për Prive.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!