×
  • Show Time
  • Show Time

    Sunny Hill sjell në Prishtinë këngëtaren shqiptare me famë botërore

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 16:51

    Këtë edicion festivali Sunny Hill duket se do të vazhdojë traditën duke sjellë për të performuar artistë shqiptarë po që bëjnë famë nëpër vende të ndryshme të botës.


    E radha i erdhi edhe artistes me emrin Njozma, emri i të cilës po përflitet shumë në këto muajt e fundit.

    Njomza është bërë e njohur si autore e dy ndër këngëve më të suksesshme të këtij viti, ‘Thank you, next’ dhe ‘7 Rings’ të Ariana Grandes, shkruan Gazeta Express.

    Njomza është një nga miket më të ngushta të artistes botërore dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët tjera të këngëtares, ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte ku këndon vetë.

    Për herë të parë në vendin e saj ajo do të këndojë në festivalin Sunny Hill, që do të mbahet më 2/3/4 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!