Reperja e popullarizuar nga Prizreni, Tayna, ka nisur xhirimet e videoklipit të saj të ri. Kjo në bazë të disa imazheve që kanë qarkulluar në rrjete sociale, të cilat e shfaqin atë duke xhiruar për klipin e radhës.
Në bazë të postimeve, një pjesë të këngës duket se po e realizon në Gjakovë ku shfaqet pranë një makine luksoze.
Kjo do të jetë kënga e katërt e Taynës për këtë vit, pas “Moona” në bashkëounim me L’Algerino, “Magdalena” me Flori Mumajesin dhe “WTF” me reperen Ivorian Doll.
Të gjithë këto këngë për pak kohë kanë grumbulluar miliona klikime në platformën zyrtare në YouTube.
Megjithatë, për projektin e radhës nuk është zbuluar ndonjë detaj tjetër nga Doruntina Shala (emri i vërtetë).
Artistja në anën tjetër duket atraktive duke u shfaqur më sportive në këtë pjesë të projektit.
Edhe ky do të jetë pjesë e “Friends Entertainment” i punuar nga producenti Cricket.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.