×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna paralajmëron hitin e ri “A ban me fol”

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 10:27

    Senzacioni i muzikës kosovare, Tayna pritet që gjatë ditëve të ardhshme ta publikoj këngën e radhës. Ajo çka është risi në këngën e re është se ajo ka futur në tekst pjesën “A ban me fol” që u bë virale në Kosovë tash e sa vite.

    Tayna ka përdorur instagramin për ta bërë të ditur projektin e saj të ri. Në foto shihet ajo me njërin nga protagonistët e videos virale, Besim Hajren. Ajo thotë se edhe protagonist tjetër Iliri ka pranuar që të përdoret shprehja “A ban me fol”, shkruan Reporteri.net

    Tayna ka publikuar këtë foto duke ia bashkangjitur edhe tekstin që tregon për projektin e saj të ri:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!