×
  • Show Time
  • Show Time

    U paralajmërua se do të paraqitet në intervistë, Policia ia mësyn T7-it për ta kërkuar menaxherin në arrati të Taynas

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 21:55

    Ditën e sotme ishte paralajmëruar se menaxheri i Tayna’s, Rinor Hykolli do të japë një intervistë “live” në një nga televizionet tona.


    Producentja e emisionit “Natë vere”, Syzana Hajdreni, ku do të ishte i ftuar Rinor Hykolli ka sqaruar se pak para se të fillonte emisioni, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës ia kanë mësyer televizionit T7, me mendimin se menaxheri i Taynës do të ishte aty, por që ky i fundit nuk u paraqit fare në intervistë.

    “Sot gjate dites menjehere pas lajmit per Rinor Hykollin (menaxheri i rep artistes Tayna), qe po kerkohet nga Policia e Kosoves, une personalisht kam kontaktuar me te, per ta pasur ne interviste per emisionin “Nate Vere”. Mirepo, i njejti tha qe eshte ne pushime (nuk e di as ku eshte ne pushime). I thashe ne rregull, e realizojme me viber. U dakorduam qe me viber te realizohet intervista. E paralajmruam edhe neper rrjete sociale. Por, gjate gjithe kohes sa ka zgjatur emisioni jam munduar te kontaktoje me te, dhe me tha “se nuk po i ben rrjeti mire”. Ndersa, ne fillim te emisionit erdhen pese pjesetare te Policise se Kosoves, duke menduar se ai eshte ne objektin e T7. Dua te sqaroj se nuk e di vendndodhjen e tij e as nuk kam me shume informacione se kaq”, ka shkruar gazetarja Hajredini në facebook.

    Theksojmë se në një prononcim për Reporteri.net, Rinor Hykolli tregoi se ndodhej me pushime dhe se do të lajmërohej në Polici kur të kthehej.

    I njëjti gjithashtu shpjegoi se ai nuk kishte të bënte aspak me rastin në fjalë, pasi persona të tjerë ishin përleshur në Gjilan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!