×
  • Show Time
  • Show Time

    Urimi i Labit për Fitër Bajram: Zoti e shtoftë dashurinë ndërmjet shqiptarëve

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 16:31

    Të shumta kanë qenë urimet e dedikimet e artistëve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtari e ish-deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri.


    Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale nga oborri i shtëpisë, ndërsa uron miqtë e ndjekësit e tij – duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 160 mijë njerëz.

    “Të dashur qytetarë, urime Fitër Bajramin juve dhe familjeve t’uaja! Zoti i dhuroftë më të mirat e tij që i begaton për njerëzit në këtë dynja, dhe ua pastë shtuar dashurinë edhe më shumë mes nesh si shqiptarë. Gëzuar! Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!