×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vipat e Bllokut” e demaskojnë Tean e “Për’puthen”, ia publikojnë fotografinë nga plazhi

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 11:39

    Faqja e njohur në rrjetin social “Instagram”, ‘Vipat e Bllokut’ kanë demaskuar ish-konkurrenten e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifonin. Gjatë ditës së djeshme ish-konkurrentja ka postuar disa fotografi nga plazhi, e që këto fotografi sipas tyre janë të edituara.


    Tea ka qenë në krye të mediave rozë për një kohë të gjatë pas daljes nga emisioni si çift me Andin, por që më pas tregoj se e gjithë kjo ishte vetëm ‘lojë’ pasi ajo ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

    Por, kjo lidhje nuk zgjati aq shumë, pasi dyshja para disa javësh konfirmuan ndarjen pas disa mosmarrëveshjeve.

    Tea ka bërë ndërhyrje për të rënë në peshë duke vendosur balonin glastrik, e që tani ish-konkurrentja duket në një formë të mirë trupore, por ‘Vipat e Bllokut’ e kanë demaskuar atë duke i publikuar fotografinë nga plazhi se si duket në të vërtetë ish-konkurrentja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!