×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet deklarata e Fjolla Morinës para policisë

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 11:53

    Fjolla Morina ka pranuar se pistoleta që iu gjet në çantë është e saj, raporton dosja.al.


    “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

    Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua mesditën e djeshme në pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

    Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

    Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.

    Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!