Ditën e sotme Fjolla Morina ka ngjallur sërish reagime, duke qenë se në llogarinë e saj në Facebook u publikua një fotografi ku shihej vetë këngëtarja me vajzën e saj në pushime.
Madje, ajo shkoi deri në atë pikë sa theksonte ditën e sotme (e enjte) dhe orën e shkrepjes së fotografisë.
Por, në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi ka mohuar se Fjolla është nisur për pushime.
“Jo nuk e di se çfarë ka ndodhë me atë fotografi, por nuk mundet të jetë në pushime pasi Fjolla Morina prej datës 19 është në ndalje”, është përgjigjur shkurt avokati për Gazetën Online “Reporteri.net”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.