Dua Lipa është nominuar në tri kategori për ceremoninë e çmimeve muzikore “BRIT Awards”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nga Kosova, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka shprehur gëzimin lidhur me këtë sukses të radhës.
“3 nominime. Faleminderit BRIT Awards. Mezi pres t’ju shoh”, ka shkruar këngëtarja 25-vjeçare.
Dua këtë vit është nominuar në kategoritë: “Female Solo Artist”, në kategorinë “British Single” për këngën “Physical” dhe në kategorinë “Mastercard Album Of The Year” për albumin “Future Nostalgia”.
Dua ka fituar deri më tani tri çmime “BRIT” që nga fillimi i karrierës së saj.
Në vitin 2017 ajo ka fituar dy çmime: “British Breakthrough Act” dhe “British Female Solo Artist”. Ndërkaq, në vitin 2019 ka fituar çmimin në kategorinë “British Single of the Year”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.