Neki Emra është bërë baba për herë të parë.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Zana Zhaveli, janë bërë prindër të binjakëve, djalë dhe vajzë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Çifti madje kanë zbuluar dhe emrat e dy fëmijëve, Hera dhe Aresi, të cilët erdhën në jetë 7 vite pasi çifti kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Ka qenë vetë Neki Emra ai i cili ka bërë të ditur ardhjen në jetë të binjakëve, derisa ka bërë edhe një dedikim në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Te dashur njerez te mire.
Dua te ndaj momentin me te lumtur te jetes sime me ju. Sot, Zana dhe Une u beme prinder te dy femijeve per here te pare.
Hera dhe Aresi nga sot per mua dhe Zanen jane motivi i jetes per te cilet do te bejme te pamunduren tju ofrojme nje jete te lumtur.
Falenderojme zotin qe na plotesoj kete deshire, poashtu familjet tona te dashura, miq dhe te gjithe ju qe e keni zemren e bardhe e na keni deshiruar e uruar per te mire.
Falenderim i vecante shkon per kujdesin e jashtzakonshem te Dr.Fatos Muhaxhirit dhe stafit te mrekullueshem te spitalit Fati Im.
Ju duam te gjitheve Ju o zemerbardhe!
Kujtojmë se Neki dhe Zana u martuan në vitin 2015./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.