×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi pas eliminimit të Beatrix nga Big Brother VIP: Sa e çuditshme më duket pa të

    Reporteri
    22 Janar 2022 | 18:05

    Mbrëmë (21 janar) nga Big Brother VIP është eliminuar këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.

    Beatrix ishte e larguara e radhës nga vota e publikut, ndërsa ishte në nominim bashkë me Donald Veshaj dhe Eixhel Shkira.

    Pas largimit të saj nga shtëpia, i prekur nga kjo ishte partneri i saj, Donaldi, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe ishte një prej ngjarjet më të komentuara.

    Gjatë një diskutimi me banoren tjetër Egzona Rafuna në oborrin e shtëpisë pas spektaklit të mbrëmshëm, Donaldi i tha se i dukej e çuditshme pas Beatrixën.

    “Sa e çuditshme më duket që nuk është Trixa”, ka thënë Donaldi.

    Ndërsa, Egzona u shpreh se nuk u ka mbet shumë dhe kur të dal nga këtu do të jenë bashkë.

    Ndërkohë, kujtojmë që të nominuarit e kësaj jave janë Monika Lubonja dhe Arbër Sulstarova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!