×
  • Show Time
  • Show Time

    A është anti-feministe shkuarja në një klub striptizi? Kritika të shumta ndaj Dua Lipës

    Reporteri
    31 Janar 2020 | 11:56

    Pamjet ku ylli  i muzikës pop, Dua Lipa shihet duke vallëzuar dhe duke u dhuruar para performueseve një një striptiz klub në Los Angeles, nga ngritur pyetjen se a duhet një feministe të shkojë në një klub striptizi?


    Disa komentues e kritikuan këngëtaren me prejardhje shqiptare, duke e etiketuar atë si një feministe të dobët. Por shumë të tjerë i dolën në mbrojtje, duke vënë në dukje se artistët meshkuj të pranishëm nuk i nënshtroheshin të njëjtit gjykim, transmeton Reporteri.net.

    Nuk është gjë e pazakonshme në  SH.B.A që gratë të shkojnë në një striptiz klub.

    Nick Triantis, pronari i një klubi të tillë në SHBA, tha për BBC se gratë kishin ardhur në klubin e tij që kur u hap në vitin 1980.

    Por, pse videoja e Dua Lipës nxiti reagime? Catlyn Ladd, autore dhe ish-striptiste, tha për BBC se kjo industri është me bisht të dyfishtë.

    Sa u përket performueseve në videon e Dua Lipës, ajo thotë se me siguri që ata “kaluan një natë të mrekullueshme”. “Dhe mirë për ta”, shtoi ajo.

    “Jokomoditeti për të parë gratë si kliente në stiptiz klube është e ligjshme”, thotë Bernadette Barton, profesoreshë e studimeve gjinore dhe autore e dy librave.

    “Striptiz klubet janë organizata patriarkale”, shprehet ajo duke shtuat: “Burrat janë të veshur dhe gratë janë zhveshura”.

    Por a është antifeministe që gratë të shkojnë në një klub të tillë? “Jo veçanërisht, por nuk më takon mua ta them”, u shpreh ajo. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!