×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi reagon për rastin e 18-vjeçares: Sa ‘Dardani’ ec lirshëm rrugëve, duhet një gjetje që ia futë frikën në palcë vrasësve

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 15:46

    Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e 18-vjeçares nga Ferizaj e cila dyshohet se është keqtrajtuar nga dy të rinj.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Matoshi ka thënë se ka shumë të tjerë si Dardani (i riu i cili është në kërkim nga Policia), e që ecin lirshëm rrugëve.

    Tutje ajo ka shkruar se është tmerr çfarë po përjetojnë gratë dhe vajzat në Kosovë.

    Shkrimi i saj i plotë:

    “Sa Dardani ec lirshëm në rrugë veç një Zot e di. Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë tona. Qe sa vjet themi, ‘ishalla’ rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bëhen më të tmerrshme. Duhet një gjetje, një s’po di çka që ia futë në palcë frikën idiotëve dhe vrasësve, përndryshe shumë poshtë.

    Më e keqja për ato nëna që përjetojnë dhunë në prezencë të fëmijëve e traumat po e bëjnë të veten pas një kohe.

    Nuk kam fjalë”.

    Theksojmë se njëri nga të dyshuarit me inicialet A.S është arrestuar, ndërsa Dardan Emrush Krivaqa është në kërkim.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!