Modeja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ka disa ditë që ndodhet për pushime në Dubai.
Ajo është e shoqëruar me dy modelet dhe ish-aktoret nga Kosova, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.
Derisa janë aktive dhe shpesh publikojnë imazhe e video në rrjetet sociale, vajzat komentohen në masë të madhe për luksin e jetën që bëjnë.
Gjatë këtyre ditëve, bukuroshet kanë marrë komente nga më të ndryshmet gjë që ka bërë të ketë një reagim nga ish-velina e “Xing me Ermalin”.
“Ah sheiku sheiku”, ka shkruar ajo në një nga postimet e fundit duke bërë një ironizim lidhur me këtë.
Përkundër aludimeve e reagimeve, yjet e showbizit po argëtohen në masë të madhe.
Ato tani janë bërë pjesë e çdo diskutimi në faqet rozë e gjithashtu edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.