Kjo verë ka rezervuar të papritura për aktorin Fisnik Ademi.
Ky i fundit është ballafaquar me një problem serioz të papritur shëndetësor.
Prive.al shkruan se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të familjes në bregdetin shqiptar.
Me urgjencë, Ademi i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe fatmirësisht, tashmë është në një gjendje stabile shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, modelja e njohur Dhurata Lipovica.
Ajo është shprehur:
“Fisniku falë Zotit është shumë mirë. Është i lodhur pak por është duke u rikuperuar”
Fatmirësisht, e keqja ka kaluar dhe tashmë është vetëm një moment i hedhur prapa krahëve. Ne i urojmë familjes vetëm shëndet e të mira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.