×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e njohur shqiptare: Nuk kam dashur kurrë të martohem

    Reporteri
    05 Nëntor 2021 | 23:56

    Aktorja shumë e dashur shqiptare Olta Daku tregon se asnjëherë nuk ka dashur të martohej.

    Në një intervistë me gazetaren për Tirana Post, artistja është shprehur se gjëja e fundit që do të dëshironte të ndodhte është të martohej.

    “Me thënë të drejtën nuk kam dashur asnjëherë të martohem. As edhe një herë! Domethënë s`e di, është gjëja e fundit që mund të dëshiroj. Mund të ndodhë, por në këtë moment jo. Prej shumë kohësh nuk dua, tha aktorja.

    Gjatë intervistës ajo nuk e ka mohuar dëshirën për të qenë nënë, në qoftë se do të kishte një partner që do ta donte.

    “Në qoftë se do e doja dikë, patjetër. Mendoj që të rritësh një fëmijë vetëm është shumë e vështirë dhe më tremb kjo gjë”, shtoi Olta Daku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!