Influencerit kontraversal, Andrew Tate iu është zgjatur arresti shtëpiak për 30 ditë të tjera nga Gjykata rumune.
Ai dhe vëllau i tij, Tristan, janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Bukuresht, në dhjetor të vitit 2022.
Më 31 mars, ai është zhvendosur nga paraburgimi në arrest shtëpiak me vendimin e gjykatësit rumun.
Ende nuk janë ngritur akuzat ndaj vëllezërve Tate apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.
Gjithsesi, prokurorët janë duke investiguar vëllezërit të cilët dyshohen për trafikim me qenie njerëzore, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për të shfrytëzuar seksualisht gratë.
Ata i kanë mohuar këto akuza.
Të katërtit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi deri në kohën kur kanë lejen juridike për tu dalë.
Është ende e paqartë nëse edhe bashkëpunëtorëve të vëllezërve Tate iu është zgjatur arresti shtëpiak.
Me këtë vendim të Gjykatës, vëllezërit Tate nuk mun dtë lënë shtëpinë deri më 29 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.