Afrim Muqiqi, drejtor i departamentit te estradës në Odën e Hotelerisë së Kosovës ka folur për punën e tyre gjatë këtij viti. Ai tha se këtë vit nuk fituan si në vitet e mëparshme.
Këngëtari tha se këtë verë nuk morën shumë bakshishe.
“Kush të ka rrejt e kush të ka mashtrue është një këngë…nuk e di por sinqerisht sivjet nuk ka pasur bakshishe në krahasim me vitet e kaluara. Ajo është shumë evidente”, tha Muçiqi në emisionin “Natë Vere” në T7.
Ai theksoi se për shkak të mungesave në verën e kaluar, këtë vit pritën më shumë fitime.
“Dëshira kishte me qenë edhe e jona por me të vërtetë jo, ne kemi prit shumë”, tha Muçiqi.
Ai arsyetoi edhe këmbënguljen e tij për mbajtjen e dasmave.
“S’jemi për me u kajtë, s’desim për bukë por nuk e kuptojnë se është një industri jashtëzakonisht e madhe”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.