×
  • Show Time
  • Show Time

    Arta Nitaj i reagon ashpër Xhevdet Pozharit: Kafshë, s’di qysh t’ka marrë gruaja që e ki n’shpi

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 17:15

    Pas rastit të 18 vjeçares nga Ferizaj, reagimet qenë të shumta, por ai që ngjalli debat ishte reagimi i analistit, Xhevdet Pozhari.


    Ky i fundit në një postim në Facebook tha se e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Ky shkrim nuk i ka pëlqyer modeles, Arta Nitaj, e cila i ka reaguar ashpër gazetarit, derisa i është drejtuar me fjalën kafshë.

    “Gomar vet, debill…Kafshe, sdi qysh tka mar gruja qe e ki nshpi”, ka shkruar modelja Arta Nitaj.

    Theksojmë se për rastin e 18 vjeçares është arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërsa personi tjetër është në arrati dhe Policia e Kosovës po kërkon edhe ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!