Sukseset e shqiptarëve anë e mbanë botës nuk kanë të ndalur, gjersa tanimë kanë arritur të depërtojnë në fusha të ndryshme si në muzikë, aktrim e modë.
Dhe së fundmi, Offizielle Deutsche Charts (Listat zyrtare gjermane) ka publikuar listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Gjermani dhe në bazë të kësaj shihet se yjet shqiptare renditen në top 10.
Në vendin e parë renditet Loredana me projektin e ri muzikor “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, i cili deri më tani ka kaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve në YouTube.
Më pas, në vend të gjashtë radhitet reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Dardan, dhe vendin e tetë e ka zënë artisti nga Ferizaj, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard me projektin “Ride it”, remiksin e të cilit e solli në 2019.
Dhe jo më kaq, sukseset e këtyre artistëve veçse janë duke u rritur dhe kjo ka bërë që përmes emrave të tyre të njihemi nga e gjithë bota.
Dardani është një emër që shpejt u bë i njohur për adhuruesit e hip hopit në Gjermani, derisa në anën tjetër Loredana vetëm vitin e kaluar ishte në mesin e pesë personave më të kërkuar në ‘Google’.
Ndërsa, DJ Regard pushtoi botën me vetëm një këngë dhe këtë vit ka paralajmëruar projektet e reja ndërkombëtare e po ashtu e ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë siç është “Tomorrowland” që mbahet në Boom të Belgjikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.