×
  • Show Time
  • Show Time

    Banorët infektohen me Covid-19? A duhet të ndërpritet Big Brother Vip?

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 22:18

    Sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ardhur një zarf i bardhë.

    Në zarfin e dërguar nga produksioni thuhet se për shkak të gjendjes me Covid-19, nuk do të lejohen surprizat me familjarë brenda shtëpisë së BBV-së.

    Gjithashtu ata të gjithë do të bëjnë testin e Covid-it.

    ‘Nuk do të lejohet më të keni kontakt fizik me të ftuarit, këngëtarë, familjarë. Gjithashtu sot do të bëni të gjithë testin e Covid-it’, thuhet në zarfin e bardhë.

    Pas këtij zarfi hedhen dyshime tek Beniada, pasi ajo dy ditët e fundit ishte e sëmurë dhe nuk ishte çuar fare nga krevati pasi nuk ndihej fare mirë.

    Burime të lajmi.net tregojnë se në shtëpi dyshohet se banorët janë infektuar me Covid-19, e në rastë të tilla, automatikisht duhet të ndërpritet loja.

    Sipas këtyre burimeve jozyrtare, këtë informacion nuk e kanë pritur mirë as autoret e spektaklit.

    Ndryshe, sot banorët janë rregulluar vetë, pasi nuk është lejuar të hyjnë më njerëz nga jashtë.

    Se a do të shpjegohet sonte kjo situatë për publikun, mbetet të shihet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!