Bebe Rexha shpesh herë e ka shprehur plot krenari prejardhjen e saj shqiptare dhe herë herë nuk ngurron të na tregojë se dëgjon edhe muzikë shqiptare, sidomos ato popullore. Madje disa herë ka publikuar video ku shihet teksa kërcen valle shqiptare dhe mëson edhe skuadrën e saj si të kërcejnë këto valle.
Por vlen të thuhet se në kohën kur “Bow Down” nga Enca dhe Noizy doli në treg, Bebe Rexha ishte ‘fansja’ numër 1 i asaj këngë. Ajo e tregoi asokohe se ajo këngë ishta “Kënga e ditës” së saj. Madje ajo edhe e ndiqte dyshen, Enca e Noizy në rrjete sociale, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.
Si duket tashmë Bebe ka zgjedhur se cilin prej tyre të mbajë në Instagram dhe është Enca, ajo që shihet në listën që ylli shqiptar me famë botërore ndjek.
Nuk dihet arsyeja pse nuk ka Noizyn, por dimë të themi se Bebe e Noizy janë bërë pjesë e lajmeve rozë ditët e fundit pasi ky i fundit i la një koment që u mor si ofendim, por më pas bëri gjestin që Bebe mund ta “falte”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.