Këngëtari e reperi Big Basta ka reaguar pas lajmit se në Korçë do të interpetojë këngëtari serb, Goran Bregoviq.
Në një shkrim në Facebook, Big Basta ka thënë se po i shkojnë mesazhe me kontekst të urrejtjes e lokalizma apo ndasi krahinore.
I njëjti i ka dalë në krah gruas së tij, Vesa Lumës që dje foli pikërisht për këtë temë.
“Meqe dergoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam nje mesazh me te qarte dhe me te denje si rapper, duke i dale ne krah ne cdo sekond gruas sime dhe fjales se saj kunder perkrahjes se shkaut”, ka shkruar Big Basta, duke e sharë këngëtarin serb.
Bregoviqi pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë.
Organizatorët, të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë “kulm të atmosferës” natën kur do të këndojë Bregoviq, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.