Goran Bregoviq është bërë kryetemë e debateve në rrjete sociale pasi mori ftesë nga Festivalin e Korçës. Ai ishte pjesë e grupit të famshëm Bijelo Dugme që kishte performuar edhe në Kosovë – ndërsa shumë shqiptarë nga Kosova po denoncojnë Shqipërinë për pandershmëri pas ftesës së bërë.
Goran Bregoviq do të performojë në natën më kulminante të festivalit të birrës së Korçës dhe kjo ka irrituar një pjesë të madhe të shqiptarëve të Kosovës që akuzojnë atë për këngë që kanë frymëzuar fashizmin.
Bregoviq në vitin 1983 me grupin e tij kishte kënduar një këngë edhe në gjuhën shqipe.
Për shkak të shpejtësisë, është e vështirë të kuptohen të gjitha vargjet e kësaj kënge.
“Bjeri, bjeri çifteli-së,” – thotë Zhelko Bebek që ishte vokalist i grupit në atë kohë derisa këndon, përcjell Periskopi.
“Kënga le t’jehojë,” dhe “çdo gjë mund të jetë rock’n’roll” vazhdon ai në këngë.
Më vonë, Zeljko Bebek kishte deklaruar se kjo këngë ishte bërë shkak që ai ishte larguar duke konsideruar se këngët e grupit ishin politizuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.