×
  • Show Time
  • Show Time

    Goran Bregoviq largohet nga hoteli, niset për në Festivalin e Birrës së Korçës ku pritet të këndojë

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 21:16

    Muzikanti Goran Bregoviq, tashmë është nisur drejt hapësirës në të cilën pritet të performojë në koncertin e Festivalit të birrës në Korçë.


    Klan Kosova ka kapur nga afër momentin e largimit të Goran Bregoviq nga hoteli në të cilin ai po qëndronte ndërsa dhe forca të shtuara të policisë shqiptare po përkujdeseshin për sigurinë e tij.

    Ndryshe, qytetarët të cilët po duan të marrin pjesë në koncertin ku do të performojë këngëtari Goran Bregoviq, po i nënshtrohen kontrollave të rrepta nga ana e sigurimit në Festivalin e Birrës së Korçës.

    Ndërsa, Bregoviq pjesëmarrjen në këtë festival do ta nis me këngën shqipe “Kosovska”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!