×
  • Show Time
  • Show Time

    Britney Spears fiton lirinë, babai i këngëtares heq dorë nga kujdestaria pas 13 vitesh betejë ligjore

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 19:44

    Pas 13 vitesh babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestare e këngëtares.


    Jamie mori nën kontroll jetën e Britney-t pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor në vitin 2008, duke kërkuar titullin “kujdestar ligjor” mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

    Prej vitesh, Britney kërkonte nga i ati që të hiqte dorë nga ky titull, ku ai mund të vendoste gjithçka për pasurinë 60 milionë dollarë të 39- vjeçares, grumbulluar ndër vite falë koncerteve dhe albumeve të saj.

    Avokati i yllit pop tha se ishte një fitore e madhe për Britney Spears dhe një hap tjetër drejt drejtësisë. Sidoqoftë, avokati i Jamie Spears këmbënguli se nuk kishte asnjë bazë aktuale që ai të tërhiqej dhe nuk dha një afat kohor kur do të hiqte dorë nga roli i tij.

    Historia mes të atitit dhe të bijës dhe beteja e gjatë ligjore u rikthyen në vëmendje pas publikimit këtë vit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, që përqëndrohej në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.

    Britney Spears nuk ka performuar në skenë që prej vitit 2018 dhe për këtë, këngëtarja fajëson të atin, që nuk e lejonte të këndonte përsëri, sikurse mbante nën kontroll edhe jetën personale të 39- vjeçares, ku mes disa rregullave, i ndalonte asaj edhe të bënte fëmijë të tjerë.

    Pas vendimit të gjykatës, kujdestar ligjor i aktiviteteve të Britney Spears është përcaktuar menaxheri i saj Jodi Montgomery.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!