×
  • Show Time
  • Show Time

    Çka i lidh bashkë Teuta Krasniqin dhe Tunën?

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 17:32

    Njëra aktore e dëshmuar dhe tjetra një këngëtare shumë e dashur, Teuta dhe Tuna nuk kanë të përbashkët vetëm industrinë e artit.


    Ndonëse të dyja bashkë nuk janë shoqe për kokë, raport tejet miqësor kanë mes vete bashkëshortët e artisteve.

    Adonisin dhe Patrisin i ka bashkuar pasioni për sportin, posaçërisht fitnesin. Ata të dy janë trajner fitnesi dhe prej vitesh merren intensivisht me këtë sport.

    Dashuria dhe përkushtimi për sportin duhet të jetë zanafilla e shoqërisë mes Patrisit dhe Adonisit.

    Dy çiftet madje kanë kaluar natën e mbrëshme në shoqërinë e njëri tjetrit për të festuar fillimin e këtij viti të ri.

    Më një postim të Teutës në llogarinë e saj në Instagram, shohim çiftet me buzëqeshje vesh më vesh, duke shijuar natën e tyre. /Prive.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!