×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri për aksidentin tragjik: Lutem kjo tragjedi të përfundojë me kaq

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 14:22

    Dita e sotme ka qenë tragjike për shtetin e Kosovës.


    Mëngjesin e së dielës një autobus kosovar i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Kosovë është aksidentuar në Kroaci, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Deri tani raportohet të kenë humbur jetën 10 persona, ndërsa mbi 40 të lënduar.

    Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila përmes një shkrimi ka shkruar se lutet që mos të rritet numri i viktimave.

    “Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre në aksidentin e sotëm në Kroaci. Lutemi kjo tragjedi të përfundoj me kaq dhe mos të ketë viktime tjera”, ka shkruar Zeqiri.

    Reagim pati edhe nga Labinot Tahiri i cili tha se mërgimtarët po lënë çdo gjë në vend të vet, ndërsa edhe jetën po e dhurojnë për Kosovën.

    /Reporteri.net/

    Labinot Tahiri pas aksidentit tragjik në Kroaci: Mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!