Si rallëherë, Dafina Zeqiri ka treguar hapur mbështetjen e saj për kryeministrin ,Albin Kurti.
Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi e cila flet për nismën “Open Balkan”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Zeqiri ka zgjedhur të publikojë një pjesë të kësaj interviste ku Sonja Biserko thotë:
“Nisma “Open Balkan” nuk ka për të patur as mbështetjen e Berlinit e as të Bashkimit Evropian. Mendoj se qëndrimi i kryeministrit Kurtit është ai i duhuri sepse ai ka të gjitha arsyet që të denoncojë qëndrimet e Beogradit kundrejt Kosovës”, thuhet në atë pjesë të intervistës të cilën e ka publikuar Dafina.
Theksojmë se kjo është hera e parë që Zeqiri mbështet një figurë politike, ndërsa ajo së fundmi u bë pjesë edhe e fushatës për thirrje për vaksinim.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.