×
  • Show Time
  • Show Time

    Del fotoja, Liberta Spahiu në moshën 15 vjeçare para famës krahë modeleve të njohura kosovare

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 15:31

    Një fotografi nga viti 2000 shfaq disa nga modelet më të njohura kosovare në një pozë.


    Ato kanë postuar për një ballinë të një reviste me emrin ‘Jeta’, ndërsa data e kësaj reviste tregon 10 qershorin e vitit 2000.

    Në foton e realizuar nga Eliza Hoxha, shihen disa nga modelet më të njohura të kohës së atëhershme.

    Aty vërehen atëherë modelja, tani aktorja Yllka Gashi, gjithashtu modelja e tani këngëtarja Drenusha Latifi, dhe dy modelet tjera me emrat Tetida dhe Edona, e gjithashtu edhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, shkruan Gazeta Express.

    Liberta bie në sy pasi ajo në këtë foto shihet në moshë shumë të re, në fillimet e karrierës së saj dhe duket shumë ndryshe nga ajo që është sot.

    Në një fustan të kaltër dhe fytyrën e trupin aspak si e shohim sot, Liberta pozon në skaj krah kolegeve të saj.

    Sot Liberta njihet si një femër shumë sensuale me veshje dhe poza gjithmonë shumë ekstravagante, e me disa modifikime që e kanë bërë atë një super-femër.

    Ndërsa Yllka Gashi tashmë është nënë e një vajze dhe po jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po vazhdon karrierën në aktrim.

    https://www.facebook.com/yllkagashiofficial/posts/10155208088670566

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!