Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, gjatë kësaj vere ka qenë i pranishëm në një sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore.
Artisti së fundmi ka bërë të ditur se do të mbyllë sezonin me një performancë në qytetin e tij – Drenicë.
Ai madje ka vizituar edhe varrin e legjendës Adem Jasharit duke thënë se do të këndojë për respekt të familjes Jashari.
“Sot mbyllja e sezonit në Drenicë, më saktësisht në Skenderaj ‘Në shesh’. Mos mendoni që ju kam harruar ‘ëmbëlsira për në fund’”.
“Sonte në Drenicë për respekt të familjes Jashari si dhe krejt Drenicës time”, ka thënë ai.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka mbajtur mbi dy koncerte brenda një dite, ndërsa është kthyer në të preferuarit e publikut që nga karantina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.