×
  • Show Time
  • Show Time

    Dramë në familjen e Adelina Tahirit: Dajën e saj gruaja tenton ta vrasë me çekan, për t’i marrë pasurinë

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 8:23

    Një dramë e vërtetë ka ndodhur në shtëpinë e pronarit të televizionit Era në Maqedoni, Avdulla Mehmetaj, i cili është daja i këngëtares së njohur Adelina Tahiri.


    Ka qenë vetë Adelina Tahiri ajo e cila ka publikuar lajmin duke e shoqëruar me mesazhin: “Dajo jemi me ty!”

    Në fotografinë, Avdulla Mehmetaj shfaqet i shtrirë në spital, pasi është plagosur në kokë me çekan nga bashkëshortja e tij. Arsyeja e këtij sulmi lidhet me pasurinë dhe kontratën martesore, në të cilën thuhej se bashkëshortja Arlinda Mehmetaj duhej të kujdesej për të deri sa të ishte gjallë.

    Ndryshe e datë 3 janar, pas një mbrëmje të qetë shtrihen që të flejnë viktima Abdulla Mehmetaj ish pronari i TV ERA me gruan e tij Arlinda Mehmetaj.

    Në orën 02:40 viktimës ia nxjerr gjumin jastëku në fytyrë veç kësaj ai ishte lidhur gjatë natës me litar këmbëve dhe duarve disi viktima kishte arritur të çlirohet nga agresorja në fjalë dhe e kishte shtyer ku ky deri sa kishte marrë veten dhe duke zbritur në katin përdhesë, Arlinda Mehmetaj ishte fshehur në një pjesë të errët duke e goditur me çekan në kokë disa herë ku edhe i kishte shkaktuar të çara në kokë.

    Sipas Abdullahut arsyeja ishte pasuria e tij gjithashtu ai theksoi se në marrëveshjen pronësore dhe të pasurisë nënvizohej kushti që Arlinda Mehmetaj të kujdesej për të deri sa të jetë gjallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!