Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka treguar se është një fanse e librave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Kjo pasi ajo publikoi në Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.
Mes tyre, Dua Lipa promovoi librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar fansave të saj të shumtë që ta lexojnë.
E kur jemi e familja Kadare, Dua duket se ka pasur mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të familjes.
Ajo është takuar me vajzën e shkrimtarit, Besiana Kadarenë, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.
Siç shkruan Telegrafi, ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre: “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”.
Dua përndryshe muaj më parë nisi një iniciativë të re në kuadër të podkastit të saj Service95, duke promovuar çdo muaj libra të përzgjedhur nga ajo si sugjerim për fansat e saj që të lexojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.