×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa vazhdon të sjell fotografi atraktive nga pushimet – mahnit me linjat e tonifikuara të trupit

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 22:01

    Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke vazhduar t’i shijojë pushimet verore.


    Pas Shqipërisë, ajo u nis për në Ibiza të Spanjës bashkë me të dashurin dhe miqtë e saj, për të vazhduar të pushimin e nisur në shtetin amë.

    Dua e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

    Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një palë bikini interesante.

    25-vjeçarja kishte zgjedhur një palë bikini të bëra me punim dore, të cilat në pjesën e sipërme kishin dizajnin e dy luleve të ndryshme.

    Ajo nuk hezitoi që në shumicën e fotografive të vërë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit, e cila vjen si rrjedhojë e përkushtimit të saj në palestër dhe gjenetikës së mirë.

    Dua përndryshe së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Sir Elton John, të titulluar “Vold Heart”, e cila është pritur mirë nga publiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!