Pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP, Sarah Berisha ka folur për ‘Fan Club’ në Top Channel.
Blogerja ka treguar se që pas daljes është munduar ta marrë veten dhe të kalojë kohë me familjen e saj, por sigurisht edhe me DJ PM, ndërsa nuk ka mundur dot të anashkalojë as komentet negative të ndjekësve.
“Jam munduar që këto ditë përveçse të marr veten, të shijoj familjen dhe PM, komentet sidomos negativet nuk kam dashur t’i lexoj të gjitha”.
“Është folur një pëlqim për Donaldin, për Granitin, gjëra të tilla, komentet nuk dua t’i lexoj fare”.
“Është folur për luhatjet e mia për PM, por kam lexuar vetëm komentet pozitive. Kam marrë një mbështetje shumë të madhe nga publiku”, është shprehur Sarah.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.